Qeveri tranzitore, Rama i përgjigjet Bashës: Në këto zgjedhje dhe në 2021 do të jenë përsëri opozitë

Shqipëria

Qeveri tranzitore, Rama i përgjigjet Bashës: Në këto zgjedhje dhe në 2021 do të jenë përsëri opozitë

Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 16:29
Edi Rama

Kryeministri, Edi Rama, komentoi nga Puka vendimin e opozitës për të djegur mandatet për të cilën tha se ky është një film i parë sa herë i afrohemi zgjedhjeve. Rama përjashtoi mundësinë e dorëheqjes teksa siguroi që do e çojë deri në fund kontratën me popullin. Zgjedhjet e ardhshme parlamentare sipas kreut të qeverisë do të jenë në vitin 2021 dhe opozita do të dalë më e vogël në numra se sa është aktualisht.

Edi Rama nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen. Këtë kryeministri e deklaroi nga Puka ku u shpreh qartë se zgjedhjet e tjera parlamentare do jenë në vitin 2021 dhe siguroi se opozita do jetë përsëri opozitë, madje me numra më të vegjël se aktualisht.

Edi Rama: Nuk kemi rrugë tjetër, do zbatojmë kontratën me popullin. Nuk e di ç’do bëjnë ata por në këto zgjedhje dhe në ato të 2021 populli do t’i lërë aty ku e kanë vendin, aty ku janë tani dhe do të jenë më të vegjël.

Përsa i përket protestës, sulmet ndaj godinës së Kryeministrisë, Rama i quajti vandalizëm dhe film të përsëritur sa herë ka zgjedhje.

Por kreu i qeverisë u tha njerëzve se ata që akuzojnë për blerje votash nuk janë zgjidhja por vetë problemi.

Edi Rama: Edhe kur janë në opozitë, janë pengesë për Shqipërinë, bam e bum ku rafsha mos u vrafsha, sjellje dhe akte të papranueshme. Vandalizmi ndaj godinës së qeverisë film i parë sa herë afrohen zgjedhjet. Kujti shqiptari që di për zgjedhjet nuk i besohet se këto që flasin për blerje votash janë zgjidhja dhe jo problemi?

Veprimet e opozitës janë për Ramën pengesë për integrimin e vendit dhe tentativë për të penguar reformën në drejtësi.

Përpara se kryeministri të shkonte në Pukë, qytetarë të mbështetur nga Partia Demokratike bllokuan rrugën në Lezhë në shenjë proteste për të penguar aktivitetin e kreut të qeverisë.

Nga kjo protestë u proceduan dhe u shoqëruan 11 persona mes të cilëve dhe nënkryetarja e Bashkisë së Lezhës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat