Shifrat / 117 mijë emigrantë janë kthyer në 5 vitet e fundit

Shqipëria

Shifrat / 117 mijë emigrantë janë kthyer në 5 vitet e fundit

Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 17:34
Ilustrim

Migracioni është një fenomen global i cili ka prekur edhe vende nga më të zhvilluarat, ku qytetarët zgjedhin të emigrojnë për të gjetur një jetë më të mirë, ose për të ndërruar stilin e jetesës.

Në rubrikën “60 sekonda”, janë dhënë detaje dhe shifra të bazuara tek INSTAT-i, ku vihet re se 117 mijë shtetas shqiptarë kanë braktisur vendet e huaja ku ata punon dhe jetonin, duke u kthyer në atdheun e tyre, Shqipëri.

Gjithashtu një ulje ka pësuar dhe numri i migrimeve të shtetasve shqiptarë, i cili është reduktuar me 17 mijë krahasuar me vitin 2011.

Migracioni neto i migrantëve shqiptarë për vitin 2018 ishte minus 15 mijë, por është e qartë se kemi të bëjmë me një tkurrje krahasuar me 5 vite më parë.

Këto të dhëna reflektohen edhe te studentët migrantë, që janë 30% më pak krahasuar me vitin 2012.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat