Zbulohet data kur do të shpërndahen kartat e studentit - Bota Sot
Zbulohet data kur do të shpërndahen kartat e studentit

Shqipëria

Zbulohet data kur do të shpërndahen kartat e studentit

Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 21:55
Ilustrim

Pajisja e të rinjve me kartën e studentit pritet të finalizohet në muajin qershor të këtij viti.

Burime nga Ministria e Arsimit, thanë për televizionin SCAN,  se një prej kërkesave të studentëve  të  shprehura edhe në protestën  e dhjetorit po finalizohet dhe pritet të përfundoj në verë duke i dhënë kështu studentëve mundësinë për të shkurtuar shpenzimet e tyre financiare.

Por çfarë përfshin karta e studentit?

Sipas  projekt vendimit të qeverisë, të bërë publik, pajisja e studentëve me këtë kartë u jep atyre mundësinë për  trajnime  falas që do ti shërbej më pas  për të hyrë në tregun e punës. Gjithashtu  studentët do të përfitojnë kurim falas nëpër spitale, pagim të sigurimeve shëndetësore, strehim social, lehtësira financiare në transportin publik, përfshirë edhe atë ajror.

Të rinjtë, nëpërmjet kësaj karte, do të përfitojnë hyrjen falas në biblioteka, teatro dhe muze. Por lehtësira ka edhe për studentët që janë prindër për të cilët parashikohet regjistrimi i fëmijëve në institucionet shtetërore me tarifa të reduktuara. Këto përfitime do të përballohen nga buxheti i ministrisë si edhe nga entet shtetërore që ofrojnë shërbimin me çmim të reduktuar me të cilët qeveria po negocion.

Më herët, kryeministri Edi Rama, ka deklaruar se po punohet për përfshirjen e Shqipërisë në rrjetin e vendeve që marrin kartë studentore europiane, gjë e cila pritet të sjellë lehtësira studentëve dhe përtej kufirit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...