Salianji pretendon se në protestë do shkojnë pa mandat

Shqipëria

Salianji pretendon se në protestë do shkojnë pa mandat

Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 22:07
Protesta

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i ftuar mbrëmjen e sotme në studion e emisionit “Dritare me Rudinën” në News 24, deklaroi se deputetët e opozitës të enjten do jenë pa mandate në protestë. Por në kundërpërgjigje, deputeti i PS-së Alket Hyseni tha se një gjë e tillë nuk ka për të ndodhur. Ai la të kuptohet se do jenë ndërkombëtarët ata që do “kapin prej veshi” opozitarët.

Ervin Salianji: Thërrasim ne popullin në protestë dhe ne jemi qytetarë të këtij populli. Të enjten kemi për të lënë edhe mandatin do jemi pa imunitet. Do jetë si protesta e kaluar

Alket Hyseni: Nuk e uroj as nuk e besoj që këta i dorëzojnë mandatet. Këta mendoj që duke dalë shoku Enver me filozofi piromane mendojnë se hiqet mandati. Mandati nuk hiqet në mënyrë kolektive e dinë shumë mirë. Këta e dinë që nuk i lënë, ka faktorë edhe më të rëndësishëm se sa PS. Këta e dinë që i kapin prej veshi dhe i çojnë të votojnë reformën. Kushtetuta nuk e lejon

Ervin Salianji: PS sot flet edhe në emër të opozitës, këta mendojnë se janë parti shtet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat