Çlirim Gjata tregon qëllimin e djegies së mandateve; Manja: Unë nuk e besoj - Bota Sot
Çlirim Gjata tregon qëllimin e djegies së mandateve; Manja: Unë nuk e besoj

Shqipëria

Çlirim Gjata tregon qëllimin e djegies së mandateve; Manja: Unë nuk e besoj

Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 22:35
Çlirim Gjata

Çlirim Gjata, Sekretar për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, deklaroi në Top Show se djegia e mandateve nga ana e opozitës “është veprimi i fundit politik sepse nuk ka më veprim tjetër”.

“Kjo bëhet për një qëllim madhor. Për të hyrë në një qeveri që vjen nga populli, për popullin. Këtë synojmë”, deklaroi Gjata.

Por, Ulsi Manja e quan “film” djegien e mandateve.

“Unë do ta besoj kur të bëhen fakt mandatet e djegura. Ky është një film që PD-ja e kë bërë edhe në vitin 2017. Ndryshimi është që tani i është bashkuar edhe LSI-ja, që nuk rri dot në opozitë”, theksoi Ulsi Manja, deputet i Partisë Socialiste dhe kryetar i Komisionit të Ligjeve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...