Bardhi: Çfarë do të ndodhë në protestën e së enjtes

Shqipëria

Bardhi: Çfarë do të ndodhë në protestën e së enjtes

Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 22:48
Gazmend Bardhi

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi në një lidhje për  "Tempora", tha se protesta e së enjtes do të jetë më masive se ajo e 16 shkurtit.

Pjesë nga biseda: 

Bardhi: Do të jetë e të njëjtit format. Nuk do të ketë fjalime politike. Do të jenë qytetarët ata që do të flasin edhe në këtë protestë.

Meço: Druheni që me daljen nga Kuvendi dhe vazhdimin e protesta mund të shkojmë në konflikt?

Bardhi: Synimi ynë nuk është të shkojmë në konflikt. Nëse do ta donim këtë, do ta bënim njësoj si zt.Rama duke bërë marrëveshje me disa grupe kriminale dhe i bënim zgjedhjet luftë mes bandash. Nuk është ky vullneti ynë dhe kemi bërë zgjedhjen tonë. Kemi identifikuar një krizë dhe kemi vendosur të mos jemi fasadë dhe të jemi qytetarë të barabartë të këtij vendi dhe t'i bashkohemi vullnetit të qytetarëve shqiptarë që u bashkuan në mënyrë masive në protestën e 16 shkurtit dhe ju garantoj që do të jetë një pjesëmarrje akoma më pasive ditën e enjte në protestën e thirrur nga opozita.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat