Avokat Spartak Ngjela akuzon hapur politikanët: “Fshehën 5 mld euro”

Shqipëria

Avokat Spartak Ngjela akuzon hapur politikanët: “Fshehën 5 mld euro”

Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 23:17
Spartak Ngjela

Avokati Spartak Ngjela ka zbuluar detaje të padëgjuara më parë në lidhje me politikanët shqiptarë.

I pranishëm  në studion e emisionit “Dritare me Rudinën” në Neës 24, Ngjela u shpreh se politikanëve shqiptarë iu janë gjetur rreth 5 miliardë euro në off-shore. Sipas Ngjelës, kjo shumë stratosferike e fshehur iu përket të dyja palëve si nga Partia Demokratike ashtu edhe  nga Partia Socialiste.

“Nëse nuk ka burg ka bashkëpunim. Shteti është nocion serioz. institucionet janë nocione ligjore. Deputetët i kanë bërë shtëpitë me korrupsion. 5 miliardë euro  iu kanë gjetur politikanëve shqiptar në Off-shore nga të dyja krahët.

Do t’i dorëzojnë me proces ligjor. Pse duan ta destabilizojnë, sepse duan të shpëtojnë gjënë e vjedhur. Maxhoranca është më e disiplinuar nga ndërkombëtare, arsyeja mund të jetë politikë. Politika është pragmatike, politika e meçur ul dëmin, por do ta paguaj”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat