Ambasadorët në zyrën e Bashës, sot radha e diplomates gjermane

Shqipëria

Ambasadorët në zyrën e Bashës, sot radha e diplomates gjermane

Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 09:53
Susanne Schütz

Selia e Partisë Demokratike vijon të ketë zhvillime. Mëngjesin e sotëm, ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë, Susanne Schütz, i është drejtuar zyrës së Lulzim Bashës ku po zhvillon një takim me të.

Në fokus të diskutimeve mendohet të jetë vendimi i opozitës për lënien e mandateve, ku sot do të mblidhet Këshilli Kombëtar i PD-së për vendimmarrjen finale.

Të martën, Basha priti në një takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Duncan Norman.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat