Rrëzimi i bustit/ Deputeti i PD kujton 20 shkurtin: Atë ditë, sa dola nga greva e studentëve…

Shqipëria

Rrëzimi i bustit/ Deputeti i PD kujton 20 shkurtin: Atë ditë, sa dola nga greva e studentëve…

Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 10:40
Tritan Shehu

Deputeti i PD-se, Tritan Shehu ka kujtuar sot 20 shkurtin, ditën e rrëzimit të bustit të ish-diktatorit Enver Hoxha.

Me nje shenim ne rrjetet sociale, ai e kujton ate dite si diten e ndryshimeve te medha, te shembjes se simboleve te nje prej rregjimeve me tragjike te njerrezimit.

“Atë ditë, mbasi dola nga ambientet e grevës së studentëve, që i dhanë impulsin e forcën asaj ngjarjeje, pata privilegjin të isha në atë shesh, së bashku me Aiden, pikërisht në orën 14,10”- shkruan ai.

Postimi i Tritan Shehut:

Sot jemi më 20 shkurt, ditë që nuk e harrojmë kurrë, Dite e Madhe e ndryshimeve të mëdha, e shembjes së simboleve të një prej rregjimeve më tragjike të njërëzimit.
Atë ditë, mbasi dola nga ambientet e grevës së studentëve, që i dhanë impulsin e forcën asaj ngjarje, pata privilegjin të isha në atë shesh, së bashku me Aiden, pikërisht në orën 14,10.
Fatkeqësisht, përsëri sot, mbas kaq vitesh, Shqipëria është në një udhëkryq.
Është e mbërthyer nga rreziku i autokracisë, diktaturës së krimit, kthimit përsëri drejt Lindjes së zymtë.
Por përsëri së fundmi po ndihen “pulsi”, “rrahjet”, tik-taket e një kundërshtije të madhe popullore.
Kjo të bën të shpresosh për më mirë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat