Ndryshimet në Paketën Fiskale, diskutohen me biznesin

Shqipëria

Ndryshimet në Paketën Fiskale, diskutohen me biznesin

Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 11:26
Foto ilustrim

Takimi informues i radhës i Drejtorisë Rajonale Tatimore u mbajt në Korçë ku u prezantuan ndryshimet e legjislacionit tatimor të Paketës Fiskale 2019.

Në takim morën pjesë rreth 52 ekonomistë dhe ekspertë kontabël, të cilët përfaqësojnë edhe pjesën më të madhe të tatimpaguesve të këtij rajoni.

Përfaqësuesit e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe ekspertët referuan për pjesëmarrësit ndryshimet kryesore në legjislacionin tatimor që kanë të bëjnë kryesisht me Procedurat Tatimore, Tatimin mbi të Ardhurat, Tatimin mbi Vlerën e Shtuar dhe Taksat Kombëtare.

Gjithashtu DPT tha se u vlerësua angazhimi profesional i Administratës Tatimore nga ana e përfaqësuesve të biznesit, për të informuar mbi çështje të veçanta ligjore që prekin zhvillimin e sipërmarrjes së tyre, për të cilat u bënë edhe propozimet përkatëse.

DPT dhe DRT Korçë thanë se të gjithë tatimpaguesit  do të mund të marrin në çdo kohë dhe nëpërmjet të gjitha mënyrave të komunikimit asistencën e duhur, duke kuptuar në mënyrën e duhur ndryshimet ligjore. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat