Djegin shkurret pranë Spitalit Psikiatrik në Elbasan, merr flakë banesa e braktisur

Shqipëria

Djegin shkurret pranë Spitalit Psikiatrik në Elbasan, merr flakë banesa e braktisur

Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 12:30
Foto

Një banesë e pabanuar në lagjen "5 Maji" në Elbasan është përfshirë nga flakët.

Dyshohet se zjarri në banesë ka rënë si pasojë e djegieve të shkurreve në afërsi të Spitalit Psikiatrik.

Mënjëherë në vendngjarje ka mbërritur shërbimi zjarrfikës që ka vënë në kontroll zjarrin.

Mësohet se banesa e braktisur në periferi të Elbasanit shfrytëzohej nga persona që konsumojnë lëndë narkotike.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat