Opozita protestë në 10:00 para Kuvendit, seanca plenare ende pa orar!

Shqipëria

Opozita protestë në 10:00 para Kuvendit, seanca plenare ende pa orar!

Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 12:49
Kuvendi i Shqipërisë

Të enjten në orën 10:00 opozita e bashkuar shqiptare do të mbajë para Kuvendit protestën e radhës kundër qeverisë, pas asaj të 16 shkurtit para Kryeministrisë. Një ditë jo e rastësishme, pasi nesër Parlamenti mblidhet në seancë parlamentare.

Opozitarët kanë deklaruar se do të djegin mandatet e deputetëve, dhe do t'i bashkohen protestës qytetare jashtë Kuvendit. Institucioni i Kuvendit ka publikuar rendin e ditës së seancës, por ndryshe nga njoftimet e zakonshme të mëparshme, ende nuk është caktuar orari kur do të nisë kjo seancë.

Burime për Report Tv thonë se do të pritet ecuria e protestës, ndërsa ka druarje nga ndonjë skenar i mundshëm i opozitës për ta zhvendosur protestën edhe brenda ambientit të Kuvendit, në sallën e seancës plenare.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat