“Gazetarët me kundragaz në protestë”, Vokshi: Po iu mbyllet goja

Shqipëria

“Gazetarët me kundragaz në protestë”, Vokshi: Po iu mbyllet goja

Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 14:13
Albana Vokshi

Deputetja e PD, Albana Vokshi, njëherësh Kryetarja e Komisionit të Medias ka reaguar pas njoftimit të Gardës së Republikës për pajisjen e gazetarëve me maska kundragaz gjatë protestës së opozitës, që parashikohet të mbahet para Parlamentit.

Përmes një statusi në Facebook, Vokshi e cilëson një “plan masash” për t’iu mbyllur gojën gazetarëve.

STATUSI I PLOTE

Qeveria “plan masash” për t’iu mbyllur gojën gazetarëve
Në atë vend ku #qeveria pranon vetë se do përdorë lëndë helmuese luftarake kundër gazetarëve, nuk mund të flitet më për demokraci dhe #media të lirë.
Në epokën digjitale, mjetet e punës së Gazetarëve janë celulari, stilolapsi, mikrofoni.
Nuk e di në cilin vend të lirë gazetarët pajisen dhe me kundragaz?!
Këto janë shenja që kjo qeveri e bërë palë me krimin po vetëfundoset!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat