Donika Prela dhe Elizabeta Imeraj aplikojnë për SPAK

Shqipëria

Donika Prela dhe Elizabeta Imeraj aplikojnë për SPAK

Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 14:53
Ilustrim

Shtohen edhe shtatë  kandidatë të rinj për SPAK.  Këtë të mërkurë kanë dorëzuar dosjet për tu bërë pjesë e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda Donika Prela, prokurorja në prokurorinë e Krimeve të Rënda Elizabeta Imeraj, prokurori në Prokurorinë e Apelit Tiranë Altin Dumani, prokurorja në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës Enkeleda Osmani, prokuroja në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, Elida Kackini (Celami), prokurorja në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan Enkeleda Millonai (aktualisht me Urdhër të Prokurorisë së Përgjithshme është ne pozicionin e Drejtuesit të kësaj Prokurorie)  dhe Maksim Sota, Prokuror ne Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Vlorë.

Deri tani kanë aplikuar për të qenë pjesë e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar 23 aplikantë.

Afati i pranimit të aplikimeve për SPAK skadon me datën 21 shkurt 2019.

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit do ketë në trupën e saj 15 anëtarë.

23 prokurorët kandidatë për në SPAK:

Arben Kraja

Anton Martini

Besnik Muçi

Behar Dibra

Besim Hajdarmataj

Dritan Prençi

Doloreza Musabelliu

Eneid Nakuçi

Edvin Kondili

Eugen Beci

Klodian Braho

Shkëlzen Cena

Vladimir Mara

Fatmir Hoxhaj

Dorina Bejko

Vate Satka

Altin Dumani

Enkeleda Osmani

Elida Kackini

Enkeleda Millonai

Maksim Sota

Elizabeta Imeraj

Donika Prela

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat