Hahn pas takimit me Cakajn: I shqetësuar për tensionet mes qeverisë dhe opozitës

Shqipëria

Hahn pas takimit me Cakajn: I shqetësuar për tensionet mes qeverisë dhe opozitës

Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 16:26
Johannes Hahn dhe Gent Cakaj

Komisioneri për Zgjerim në Bashkimin Europian, Johannes Hahn ka shprehur shqetësimin në lidhje me tensionin në rritje midis qeverisë dhe opozitës.

Këtë gjë, Hahn e ka shprehur në tëitter, pas një takimi që ka patur me ministrin e Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj.

Hahn: Takim i mirë me Ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj. Unë përsërita se Shqipëria duhet të shfrytëzojë mundësinë që të vazhdojë më tej reformat për të përparuar në rrugën e saj BE. Në mënyrë të barabartë kam shprehur shqetësimin tim të madh në lidhje me tensionet në rritje midis qeverisë dhe opozitës. 

Avancimi në rrugën drejt BE duhet të jetë mbi interesin e partisë dhe të përbëjë një qëllim kombëtar për të gjithë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat