Djegia e mandateve, Ruçi: Vetëvrasje politike

Shqipëria

Djegia e mandateve, Ruçi: Vetëvrasje politike

Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 17:33
Gramoz Ruçi

Kreu i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi deklaroi se situata e acaruar politike e kohëve të fundit i ka bërë keq imazhit të vendit.

Ai tha se protesta e opozitës dhe dhuna e ushtruar dëmtuan rëndë imazhin e Shqipërisë.

Sipas tij, të gjithë ata që nuk na e duan të mirën, kanë fërkuar duart me skenat e dhunës që sipas tij bënë xhiron e botës.

“Pamjet e dhunës bënë Kush nuk na e dorë të mirën si vend, fërkoi duart. Kush na mbështeti dhe na mbështet, padyshim që është ndier keq. Kush ka bërë plane për të ardhur në Shqipëri për pushime, është stepur”, tha Ruçi.

Ai shtoi se skenari i djegies së mandateve është vetëvrasje politike.

“Djegia e mandateve dhe një opozitë që vetëvritet politikisht, por i bën dëm edhe vendit. Vendimi i opozitës është kamikazllëk që hedh në erë të zotët e punës, por dhe tërë politikën. Ultimatumet nuk janë demokratike, pushteti nuk merret në tavolinë”, tha Ruçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat