Opozita nis lënien e mandateve, deputetët nënshkruajnë dokumentin

Shqipëria

Opozita nis lënien e mandateve, deputetët nënshkruajnë dokumentin

Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 19:41
Dokumenti

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike vendosi sot djegien e mandateve për të gjithë deputetët e saj.

Pas këtij vendimi deputetët nisën firmosjen e një dokumenti.

Mësohet se i pari që ka firmosur lënien e mandatit është ish- kryeministri Sali Berisha.

Teksti i dokumentit:

Duke pasur parasysh gjendjen e emergjencës kombëtare, ku ndodhet vendi për shkak:

·  Të asgjësimit të demokracisë funksionale dhe shtetit të së drejtës;

·  Të kapjes së kësaj Qeverie në flagrancë duke vjedhur votat e qytetarëve shqiptarë, siç dëshmojnë edhe dosjet gjyqësore të publikuara nga mediat ndërkombëtare;

·  Të kapjes së kësaj Qeverie në afera flagrante korruptive kriminale;

·  Të eliminimit të parlamentit si një forum i demokracisë;

·  Të paralizës së shtetit, shtypjes sistematike, dhunimit të të drejtave themelore të të njeriut dhe lirive të shqiptarëve duke përfshirë të drejtën e jetës, shëndetit dhe pronës;

Duke mbajtur në konsideratë se për këto shkaqe është krijuar një situatë e paprecedentë e krizës ekonomike, emigracionit masiv kombëtar dhe gjendjes katastrofale të mjerimit social;

Duke mbështetur plotësisht vendimin e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe zgjidhjen politike të ofruar nga opozita e bashkuar të një Qeveria tranzitore, të gatshme për të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm, që do të garantojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe zhbllokimin e procesit të integrimit europian të Shqipërisë, si dhe hapjen e negociatave me Bashkimin Europian, përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme të parakohshme parlamentare.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat