"Potenciali për dhunë ekziston", paralajmërimi i ambasadës së SHBA-ve për protestën

Shqipëria

"Potenciali për dhunë ekziston", paralajmërimi i ambasadës së SHBA-ve për protestën

Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 20:00
Ambasada amerikane në Tiranë

Ambasada amerikane në Tiranë bën një njoftim për qytetarët e saj që të jenë të kujdesshëm dhe të qëndrojnë larg turmave të protestës që do mbahet nesër para parlamentit.

Pikat ku do të ketë grumbullime të njerëzve janë zona e Zogut të Zi, zona e Qytetit Studenti.

Stadiumi "Selman Stërmasi" dhe Rruga "George W. Bush", para Parlamentit Shqiptar, ku edhe është parashikuar zhvillimi i protestës.

"Grupi ka për qëllim të demonstrojë kundër qeverisë shqiptare. Kohëzgjatja e demonstratës është e panjohur dhe është e mundur që demonstruesit të marshojnë në vende të reja gjatë protestës së tyre. Potenciali për dhunë ekziston. Një demonstrim i ngjashëm më 16 shkurt 2019, u bë i dhunshëm dhe rezultoi me plagosje të shumta për demonstruesit dhe policinë", thuhet në deklaratë.

Personeli i Ambasadës së SHBA-së u kërkon qytetarëve amerikanë që të shmangin protestën.

Gjithashtu, thuhet se më 21 shkurt 2019, nga ora 8:30 deri në orën 10:45, hyrja dhe dalja nga Ambasada e SHBA do të kufizohet, ndërsa shërbimet konsullore rutinore të planifikuara për mëngjesin janë anuluar.

"Operacionet konsullore të pasdites janë planifikuar të rifillojnë si normale", thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat