Si u thye dyqani në kryqëzimin e Selvisë

Shqipëria

Si u thye dyqani në kryqëzimin e Selvisë

Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 22:42
Pamje nga video

Tek Shkolla e Baletit, në një tjetër dyqan celularësh i pozicionuar buzë rrugës është grabitur.

Në orën 4:15 minuta të datës 19 dhjetor 2018, banda e hajdutëve e përbëra nga 3 persona, ka hapur qepenin, me të njëjtën mënyrë si tek grabitjet e tjera. Njëri prej tyre, nxjerr çekiçin nga dora dhe thyen derën prej xhami. Si zakonisht, ata e lën çekiçin në tokë dhe vrapojnë për tek banaku.

Por me të hapur sirtarët, grabitësit nuk kanë gjetur asnjë telefon. Në dijeni të grabitjeve në seri ndaj dyqanëve, i zoti i këtij biznesi i kishte siguruar në një kasafortë celularët.

Lëvizjet e grabitësve duken të hutuara, pasi nuk e prisnin që të dilnin bosh. Ata kanë arritur vetëm të vjedhin para tek arka, dhe disa pjesë këmbimi për telefona, që në total kapnin një vlerë prej 1500 eurosh.

Në afërsi të bllokut të ambasadave, një tjetër zonë elitare dhe e sigurtë, grabitësit me çekiç kanë vepruar sërish.

“Mua më moren në telefon dhe më lajmëruan se biznesi është grabitur, erdha tek dyqani dhe pash që ishte thyer qepeni dhe nuk u futa brenda, prita policinë u futëm brenda dhe shoq që e kishin boshatisr të gjithë vitrinën”, tregon Erisen Qorapo, tregtar.

Dora e grabitësve ishte e njëjtë. Çdo gjë është kryer në kohë rekord.

“Mendoj që është i njëjti grup sepse të gjitha vjedhjet janë bërë të njëjta, lën çekiçin dhe ikin”, tregon Erisen Qorapo.

Dëmi për këtë biznes ishte i madh, por fatmirësisht një pjesë të parave është kompensuar.

“Kishin bërë një dëm të konsiderueshëm prej 20 mijë euro”, tha Erisen Qorapo.

Grabitësist me çekiç mendohet se e kanë nisur aktivitetin e tyre kriminal tek një dyqan kompjuterash dhe celularësh, në hyrje të Komunës së Parisit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 4:44 të mëngjësit, të datës 21 nëntor 2017.

Brenda 1 minutë e 15 sekonda, skifterët e natës kanë grabitur të gjithë telefonat që ishin ekspozuar mbi banak. Dëmi përllogaritet mbi 15 mijë euro ndaj këtij biznesi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat