Këshilltarët e opozitës do djegin mandatet? Veliaj: Çudi! Kanë dy vjet që s’vijnë, s’ka paralizë

Shqipëria

Këshilltarët e opozitës do djegin mandatet? Veliaj: Çudi! Kanë dy vjet që s’vijnë, s’ka paralizë

Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 23:48
Erion Veliaj

Paralajmërimi i PD se edhe këshilltarët e saj në njësitë vendore do të japin dorëheqjen, ka sjellë reagimin e Kryebashkiakut Erion Veliaj.

Përmes një postimi në twitter, Veliaj thotë se këshilltarët e djathtë kanë dy vite që nuk shkojnë në këshillin Bashkiak të Tiranës për të votuar vendime të rëndësishme në shërbim të qytetarëve dhe puna ka vijuar pa u bllokuar. Duke ironizuar qëndrimin e PD, Veliaj thotë se “toka ka vazhduar të rrotullohet rreth diellit pa noj sekëlldi, le më paralizë”.

“Do i djegin për dy muajt e mbetur? Çudi! Ata kanë dy vjet që s’vijnë në këshillin e @BashkiaTirane dhe toka ka vazhduar të rrotullohet rreth diellit pa noj sekëlldi, le më paralizë”, shkruan Veliaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat