Basha këndon himnin kombëtar dhe paralajmëron: Bëhuni gati për betejën e rradhës!

Shqipëria

Basha këndon himnin kombëtar dhe paralajmëron: Bëhuni gati për betejën e rradhës!

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 08:18
Lulzim Basha

(E plotësuar) - “Bëhuni gati për betejën e radhës në Tiranë, në Shkodër, në Vlorë, në Korçë, në Elbasan, në Durrës, në Dibër, në Tropojë dhe në Sarandë, anembanë vendit. Zoti e bekoftë Shqipërinë!”.

Këto ishin fjalët përmbyllëse të mitingut të zhvilluar këtë të enjte para Kuvendit të Shqipërisë dhe më pas para Kryesisë së Kuvendit, ku Basha dhe deputetët e tij, së bashku me ata të aleatëve, dorëzuan mandatet parlamentare, që fundin e pati në selinë e Partisë Demokratike.

Por, ndryshe nga rastet e tjera, këtë herë kreu i opozitës duket se u kaplua nga emocionet, teksa nisi të këndonte Himnin Kombëtar së bashku me mbështetësit e demokratëve të pranishëm.

Siç mund ta ndiqni edhe në video, gjithçka mbyllet me simbolin e shqiponjës me duar, duke na kujtuar momentet drithëruese të fillimit të ndeshjeve të Kombëtares kuqezi, aty ku në fakt shpeshherë është tenori Kastriot Tusha që këndon himnin.

***

Kryedemokrati Lulzim Basha ka deklaruar nga sela blu pas dorëzimit të mandateve të deputetëve se duke filluar që nga sot, e gjithë opozita do të jetë në krah të protestuesve si qytetarë të thjeshtë të vendit derisa Rama të rrëzohet nga pushteti.

Madje Lulzim Basha në përfundim të fjalës së tij ka nisur të këndojë himnin kombëtar të Shqipërisë duke thënë se beteja do të vazhdojë kudo në qytetet shqiptare derisa regjimi kriminal i Ramës do të rrëzohet.

Basha: Ka vend për të gjithë në shtëpinë e lirisë. Hapuni pak dhe më andej të futen të gjithë këtu.

Zonja dhe zotërinj, vëllezër e motra, misionarë të shpresë, kudo që na ndiqni, opozita parlamentare sot dorëzoi mandatet dhe i vuri kyçin parlamentit të krimit. Prej ditës së sotme jemi qytetarë të thjeshtë në krah të popullit. Nisëm sot një rrugëtim shprese i cili nuk do të ndalet derisa destini evropian i këtij vendi të bëhet realitet, derisa ta largojmë kryehajdutin dhe qeverinë e tij kriminale, Rama ik!

Le ta shpërndajmë këtë energji hyjnore që mund të mbruojë vetëm nga shpirti i një race fisnike evropiane siç jemi ne. Le të nisim këtë rrugëtim shprese dhe forcë të pandalshme popullore për rrëzimin e regjimit kriminal, për rrëzimin e Maduros së Evropës dhe për të kthyer shprssnë dhe bindjen se e nesërmja po vjen. Shqipëria do të ketë një të ardhme që nuk i takon kriminelëve, që nuk i takon narkotrafikantëve, nuk i takon oligarkëve hajdutë që u kanë zhvatur xhepat dhe u kanë hequr bukën e gojës. Nuk i takon njeriut që i solli Shqipërisë këtë të zezë.

Bëhuni gati për betejën e rradhës në Tiranë, në Shkodër, në Durrës, në Sarandë, në Tropojë, në Kukës, në Dibër, kudo.

Basha fillon të këndojë himin kombëtar të Shqipërisë..

Protestuesit ndjekin ekskortën e Ramës

Pas thirrjes së kryedemokratit Basha për zhvendosjen e protesstueve përpara kryesisë së Kuvendit ku do të bëhet dorëzimi i mandateve, simpatizantët e PD janë drejtuar drejt bulevardit Dëëshrët e Kombit.

Në momentin e mbërritjes së tyre aty, janë ndeshur me ekskortën  e kryeministrit Rama e cila është larguar nga zona. Ata janë dëgjuar të thonë "Na iku legeni".

Bashkë me protestuesit, përpara kryeminitrisë është zhvendosur edhe kordoni i policisë i cili ishte vendosur më herët përpara parlamentit.

Image

***

Protestuesit kanë hedhur disa tymuese në drejtim të kordonit të policisë ështe vendosu para Kuvendit.

Incidenti ndodhi gjatë kohës që Basha po mbante e tij, ai u shpreh se lëreni policinë pasi janë të nënpaguar.

“Mos i prekni policinë, ata janë të nënpaguar. Në fillim të iki Rama që ka thurur Kuvendin me tela me gjemba”

***

Në krye të turmës është shfaqur sot edhe deputeti Flamur Noka.

Dikur ish-ministër i Brendshëm, Noka tha se dorëzimi i mandateve vjen si vullnet kundër vjedhjes.

“Ne i dorëzojmë sot mandatet sepse nuk mund të jemi në një Parlament me hajdutët” – tha ish-ministri i Berishës para protestuesve.

Djegia e mandateve, Dash Shehi: Do t’ja sqarojmë ndërkombëtarëve vendimin e opozitës

Deputetët e opozitës të cilët firmosën dje lënien e mandatit të deputetit kanë folur me rradhë mes mijëra protestuesve para parlamentit.

Dashamir Shehi është shprehur se kjo është rruga e vetme për të larguar kryeministrin Edi Rama.

‘Nuk kemi qenë mrekullia, nuk jemi shkëlqimi por si ky nuk i kishte rënë Shqipërië.

Këtë duhet ta përzjemë. Ky njeri që i bredh poshtë e përjetë Shqipërisë, ky që pretendon që do bashkojë Shqipërinë me Kosovën, ky do e ndaj edhe Shqipërinë nëqoftëse e lemë.

Nuk kemi për ta lenë. S’ ka më kthim mbrapa, nuk kemi rrugë tjetër dhe këtë do t’ja sqarojmë shqiptarëve e ndërkombëtarëve që kjo bëhet për të mirën e Shqipërisë.

Do të vije dita që do i kthehemi asaj salle por do i kthehemi si burra’, tha Shehi.

***

Në një kohë që Policia ka rrethuar të gjithë perimetrin e Parlamentit, disa protestues kanë gjetur “rrugë zgjidhe”, duke hipur në pemë.

Siç shihet nga fotoja protestuesit janë disa, njëri prej tyre është i vjetër në moshë dhe nuk dihet se për çfarë qëllimi ka hipur ne pemë para Kuvendit.

Image

Dekriminalizimi i ‘gllabëroi’ mandatin, Aqif Rakipi bashkohet me PD

Ka nisur protesta e lajmëruar për ditën e sotme. Opozita e bashkuar është vendosur parlamentit, teksa deputetët po mbajnë fjalime të shkurtra.

Ashtu si shihet edhe nga kjo foto, pjesëmarrës në këtë protestë është edhe Aqif Rakipi. Ish-deputeti i PDIU, deri kur kishte mandatin e tij, dukej se kishte një marrëdhënie të mirë me Edi Ramën dhe me socialistët.

Por duket se marrëdhëniet janë prishur që nga momenti që humbi edhe mandatin e deputetit. E sot Rakipi është reshtuar me protestuesit për të kërkuar një qeveri tranzitore.

Tubimi para Kuvendit, Klevis Balliu: Rama ik, Shqipëria është e shqiptarëve dhe jo e tradhtarëve

Deputetë që dorëzuan mandatet diten e djshme po mbajnë fjalën e tyre para protestuesve.

Gjatë fjalës së tij, para mijërave qytetarëve, Klevis Balliu u shpreh se mandati i tij është tashmë i popullit, ndërsa bëri thirrje kryeministrit të largohet.

“Unë jam Klevis Balliu dhe mandati im është i juaji. Shqipëria është e shqiptarëve dhe jo e tradhtarëve. Merrni në dorë fatet e vendit. Rama ik”, tha Balliu.

***

Opozita e bashkuar është mbledhur këtë të enjte për protestën e dytë në rradhë kundër qeverisë dhe për largimin e kryeministrit Edi Rama.

Video e mëposhtme, e postuar nga Partia Demokratike, po e pasqyron live protestën.

Protesta nisi në orën 10:00 me vënien e disa luleve dhe qirinjve nga ana e të rinjve të FRPD-së, të cilët deklaruan se parlamenti është i vdekur për shkak të qeverisë së inkriminuar e që ka vjedhur votat e shqiptarëve.

Nga ana tjetër policia e shtetit, forcat speciale dhe garda e Republikës kanë fortifikuar të gjithë parlamentin jo vetëm me 1500 punonjësit e rendit, por edhe me gardhe me tela me gjemba.

Parlamenti blindohet, policia dhe telat me gjemba vihen në “rradhë” para kuvendit

Nis për pak protesta e opozitës. Ashtu edhe si është lajmëruar forca të mëdha policie do të angazhohen ditën e sotme përpara Parlamentit.

Por ajo që bëhet me dije se forca të shumtë janë vendosur edhe përpara Kryeministrisë.

Edhe drejtuesit më të lartë të Policisë së Tiranës janë vendosur përpara Kryeministrisë, pasi kanë informacion se një pjesë e protestuesve do të vendosen edhe përpara zyrës së Edi Ramës.

***

E ndërsa kanë mbetur në pak se 30 minuta nga fillimi i protestës së paralajmëruar nga opozita, shumë qytetarë nga rrethet i janë drejtuar kryeqytetit që në orët e para të mëngjesit.

Mësohet se nga Lezha, Kurbini dhe Mirdita, si dhe njësitë vendore përkatëse janë me dhjetëra automjete dhe autobusë që janë nisur në drejtim të Tiranës.

Sipas disa protestuesve, automjetet po kontrollohen ne dalje të Laçit nga policia, por deri më tani nuk janë shënuar incidente.

Ndërkohë dhjetëra autobusë dhe mjete private janë nisur sot nga Fieri për në kryeqytet. Kreu i PD-së së Fierit, tashmë ish-deputet Luan Baçi tha se protesta e sotme do të jetë më masive se ajo e 16 shkurtit.

“Sot është një protestë tjetër e fuqishme që vjen pas një lëvizjeje po aq të fortë që bëri PD. Protesta do të jetë më masive se ajo e 16 shkurtit”, deklaroi Baçi.

Ndërsa, kreu i degës së PD-së për Elbasanin Eugen Isai ka thënë se pjesëmarrja e elbasanasve në protestën e sotme para Parlamentit do jetë masive.

Sipas tij të paktën 1500 persona janë nisur me mjete private dhe 3 autobusë. Eugen Isai tha se shumica e qytetarëve që duan të jenë pjesë e protestën janë shantazhuar nga segmente të ndryshme të pushtetit.

Isai u shpreh se elbasanasit nuk do dorëzohen para asnjë lloj presioni dhe do marrin pjesë masivisht në çdo protestë që ka për qëllim mbrojtjen e parimeve të lirisë, demokracisë dhe shtetit ligjor.

Protesta e opozitës, para Kuvendit edhe mediat e huaja

Image

Protesta e opozitës që pritet të nisë në 10:00 para Kuvendit, nuk ka mbetur jashtë vëmendjes së mediave të huaja.

Mes tyre në terren ndodhen për të raportuar Live protestën edhe dy prej mediave italiane, SkyNews 24 dhe Rai News24.

***

Pak minuta përpara nisjes së protestës së opozitës, policia e shtetit dhe garda e Republikës kanë krijuar tashmë “murin” mbrojtës më punonjës të policisë për bllokimin e protestuesve drejt godinës së parlamentit.

Këtë të enjte në kuvend nuk do të ketë asnjë deputet pas vendimit të kryeparlamentarit Ruçi për të shtyrë seancën plenare, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për ambientet jashtë kuvendit.

Policia është vendosur në kordonë përballë godinës së Kuvendit ndërsa gardhet me tela me gjemba tashmë gjithashtu janë instaluar përreth Parlamentit.

Ndërkohë mijëra qytetarë nga mbarë vendi kanë përdorur autobusë ose makinat e tyre private për të ardhur në protestën e thirrur nga opozita e cila nis në orën 10:00. Madje shumë eksponentë të rretheve të opozitës kanë lajmëruar se policia ka ushtruar kontrolle e shantazhe në drejtim të protestuesve e deri tek shoferët e autobusëve.

Image

Protestuesit e Shkodrës nisen drejt Tiranës, Kryetari i PD: Po na bëjnë presion

Protestuesit e Shkodrës janë nisur drejt Tiranës për të marrë pjesë në protestën e organizuar nga opozita.

Ndërkaq, mësohet se policia ka vënë postblloqe mes Shkodrës dhe Lezhës për të kontrolluar qytetarët.

Ndërsa, kryetari i PD në Shkodër, Xhevdet Amulli ka folur për mediat, duke u shprehur se Rama ka ardhur në pushtet nga votat e vjedhura.

“Ka ardhur në pushtet me votat e vjedhura, po vjeç çdo ditë çdo gjë të këtij vendi. Protestat nuk do të ndalen deri në rrëzimin e kësaj qeveri. Edhe sot do të marrin pjesë protestues nga e gjithë Shqipëria nga jugu në veri.

Sot do të vërshojnë nga Shkodra mbi 5 persona me autobusa dhe mjete megjithëse autobusëve u është bërë presion duke u marrë patentat shoferëve, duke u bllokuar letrat dhe duke i gjobitur. Protestën popullore nuk mund ta ndalojnë me presione sepse kjo qeveri është në grahmat e fundit.”

Opozita proteston përsëri sot në Shqipëri

Opozita në Shqipëri sot do ta mbaj protestën e radhës në Tiranë.

Dje deputetët e PD-së kanë nisur t’i dorëzojnë mandatet e deputetit. Ndërsa, Policia e Shqipërisë ka njoftuar se nga informacionet e mbledhura nga shërbimet përkatëse, ka të dhëna për nxitje të dhunës dhe organizime me natyrë kriminale.

“Synohet hyrja me forcë në sallën e Parlamentit, duke ushtruar dhunë mbi personelin që ka detyrimin ligjor të sigurojë mbrojtjen e institucionit themelor të demokracisë. Për të parandaluar çdo mundësi të tillë, Policia e Shtetit, u bën apel në radhë në radhë të parë organizatorëve që të distancohen hapur nga dhuna dhe të bëjnë thirrje për respektimin e ligjit nga çdo protestues. Po ashtu Policia e Shtetit u bën apel të gjithë atyre që duan të ushtrojnë nesër lirinë e tubimit dhe të drejtën e protestës, që të mos përfshihen në asnjë rast e për asnjë arsye në veprime të dënueshme ligjërisht”, thuhet në njoftimin e Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat