U gjet i vrarë në makinë, 32-vjeçari nga Tepelena u vra nga miku i tij

Shqipëria

U gjet i vrarë në makinë, 32-vjeçari nga Tepelena u vra nga miku i tij

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 08:44
Sokol Rama

32-vjeçari, Sokol Rama,  që u gjet i vrarë brenda makinës së tij në një humnerë në malet e Përmetit me 19 shkurt është vrarë nga shoku i tij.

Roland Milo, i arrestuar dje në Vaqarr të Tiranës në shtëpinë e motrës së tij, ka pranuar në polici se është vrasësi i shokut të tij.

Deklaratën e ka dhënë  para grupit hetimor në Policinë e Gjirokastrës, ku u transportua dje në mbrëmje.

Megjithatë mësohet se Milo nuk ka ka thënë detaje mbi arsyet e këtij krimi.

Policia krijoi bindje përmes provave të pakundërshtueshme se Milo është autor i vrasjes.

Atij iu gjet arma tip kallashnikov model 56, me të cilën kreu vrasjen, si dhe rrobat e trupit të viktimës, në të cilat ishin dhe gjurmë të tijat.

Sokol Rama nga fshati Mamaj i Tepelenës rezultonte i zhdukur prej 6 shkurtit. Ai ishte me precedentë penalë, i akuzuar për vjedhje dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Tre ditë pasi Rama kishte humbur kontaktet me familjen e tij u zhduk edhe Roland Milo, nga fshati Miçan i Përmetit, i cili u arrestua mbrëmjen e djeshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat