Kërkohej nga Interpol Roma, arrestohet 51-vjeçari në Berat

Shqipëria

Kërkohej nga Interpol Roma, arrestohet 51-vjeçari në Berat

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 09:12
Foto

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat në vijim të punës kërkimore dhe hetimore për kapjen e personave në kërkim, kanë lokalizuar, kapur dhe arrestuar shtetasin B.Q, 51 vjeç, banues në Berat.

B.Q ishte shpallur në Kërkim Ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, pasi Gjykata e Apelit Milano, Itali, në vitin 2014 e ka dënuar këtë shtetas me 7 vjet dhe 6 muaji burg për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat