32-vjeçari u gjet i vrarë në makinë, shoku pranon krimin

Shqipëria

32-vjeçari u gjet i vrarë në makinë, shoku pranon krimin

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 09:25
Sokol Rama

Sokol Rama, 32 vjeçari që u gjet i vrarë brenda makinës së tij në një humnerë në malet e Përmetit me 19 shkurt është vrarë nga shoku i tij. Roland Milo, i cili u arrestua dje në Vaqarr të Tiranës në shtëpinë e motrës, ka pranuar në polici se është vrasësi i shokut të tij. Milo ka pranuar krimin në komisariatin e policisë së Gjirokastrës.

Atij iu gjet arma tip kallashnikov model 56, me të cilën kreu vrasjen, si dhe rrobat e trupit të viktimës, në të cilat ishin dhe gjurmë të tijat.

Sokol Rama nga fshati Mamaj i Tepelenës rezultonte i zhdukur prej 6 shkurtit. Ai ishte me precedentë të mëparshëm penalë, i akuzuar për vjedhje dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Tre ditë pasi Rama kishte humbur kontaktet me familjen e tij, bashkë me të u zhduk edhe Roland Milo, nga fshati Miçan i Përmetit, i cili u arrestua mbrëmjen e djeshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat