Policia kontroll automjeteve me protestues të nisur nga Lezha

Shqipëria

Policia kontroll automjeteve me protestues të nisur nga Lezha

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 10:02
Autobusi

E ndërsa kanë mbetur në pak se 30 minuta nga fillimi i protestës së paralajmëruar nga opozita, shumë qytetarë nga rrethet i janë drejtuar kryeqytetit që në orët e para të mëngjesit.

Mësohet se nga Lezha, Kurbini dhe Mirdita, si dhe njësitë vendore përkatëse janë me dhjetëra automjete dhe autobusë që janë nisur në drejtim të Tiranës.

Sipas disa protestuesve, automjetet po kontrollohen ne dalje të Laçit nga policia, por deri më tani nuk janë shënuar incidente.

Ndërkohë dhjetëra autobusë dhe mjete private janë nisur sot nga Fieri për në kryeqytet. Kreu i PD-së së Fierit, tashmë ish-deputet Luan Baçi tha se protesta e sotme do të jetë më masive se ajo e 16 shkurtit.

“Sot është një protestë tjetër e fuqishme që vjen pas një lëvizjeje po aq të fortë që bëri PD. Protesta do të jetë më masive se ajo e 16 shkurtit”, deklaroi Baçi.

Ndërsa, kreu i degës së PD-së për Elbasanin Eugen Isai ka thënë se pjesëmarrja e elbasanasve në protestën e sotme para Parlamentit do jetë masive.

Sipas tij të paktën 1500 persona janë nisur me mjete private dhe 3 autobusë. Eugen Isai tha se shumica e qytetarëve që duan të jenë pjesë e protestën janë shantazhuar nga segmente të ndryshme të pushtetit.

Isai u shpreh se elbasanasit nuk do dorëzohen para asnjë lloj presioni dhe do marrin pjesë masivisht në çdo protestë që ka për qëllim mbrojtjen e parimeve të lirisë, demokracisë dhe shtetit ligjor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat