Apeli në Radio Vatikani i profesorit shqiptar për Italinë dhe BE-në: Ndërhyni, rrezik për përplasje civile

Shqipëria

Apeli në Radio Vatikani i profesorit shqiptar për Italinë dhe BE-në: Ndërhyni, rrezik për përplasje civile

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 10:23
Agron Gjekmarkaj

Ndërkohë që në Shqipëri sot kulmon një tjetër protestë, këtë radhë para Parlamentit, “Radio Vatikani” ka realizuar një intervistë me intelektualin dhe profesorin Agron Gjekmarkaj, i cili ka bërë një apel të fortë për Italinë dhe BE-në.

Duke treguar gjendjen tejet të rëndë në vend, ai apelon për ndërhyrje për dialog me kryeministrit Rama dhe opozitës, duke paralajmëruar se “Ekziston rreziku i një përplasjeje civile edhe në Ballkan”.

Intervista

Profesor, çfarë po ndodh në Shqipëri? Ne nga Italia lexojmë artikuj shumë shqetësues, që nga Krishtilndjet protesta e studentëve për korrupsion, pastaj opozita që del në shesh dhe së fundi vendimi i fundit i opozitës për djegien e mandateve të deputetëve.

Duhet tu jap të drejtë për të gjitha ato që ju thatë. Problemet tona shumë të rënda janë korrupsioni, krimi i organizuar dhe mungesa e zgjedhjeve të lira. Ndoshta problemi i madh është mënyra se si e drejton fuqinë kryeministri i cili me shumë mundësi ka goditur shtetin e së drejtës sepse këtu nuk ekzistojnë më as gjykatat, polici prokurori e gjykatësi janë e njëjta gjë në emër të një reformë në drejtësi që ka bllokuar çdo gjë. Pastaj kohët e fundit ka dalë një artikull që godet legjitimitetin e qeverisë, lidhjet e politikës me krimin e organizuar për blerjen e votave dhe kjo është një gjë shumë e rëndë. Prandaj është kjo gjendje e rënduar. Deputetë e opozitës janë gati të japin dorëheqjen nga posti i deputetit, është një situatë e paprecedentë, nëse vazhdon kështu me shumë mundësi do shkojmë në një përplasje civile gjë të cilën nuk e urojmë. Lutja ime është që Europa dhe Italia që është fqinji ynë duhet të ndërhynë për ti thirrur arsyes mbi të gjitha të Kryeministrit e Qeverisë.

Kur ju flisni për kriminalitet në Shqipëri çfarë doni të thoni?

Kriminalitetit është ai i vogli që ka vendi por nuk po flasim për këtë. Është një lloj tjetër trafiku që ju e njihni në Shqipëri ai i drogës. Këto vitet e fundit është folur gjithmonë për kanabis. Në fillim është folur për një zonë të vogël atë të Lazaratit, në kufi me Greqinë pastaj Shqipëri është kthyer në “Republikën jeshile” , kanabisi është i shpërndarë kudo dhe ky ishte një projekt politik, besoj që Italia është në dijeni të këtij fakti edhe Europa. Besoj se jemi i vetmi vend që kemi një problem kaq të rëndë.

Çfarë do të bëjë tani opozita që ka lënë Parlamentin?

Duhet parë por mund të gjykojmë atë që ka bërë. Të shtunë e shkuar, 16 shkurt u bë një protestë e madhe dhe nuk ishin vetëm militantë por ishin edhe qytetarë të cilat vuajnë nga varfëria, korrupsioni ishte një protestë inati, zhgënjimi, njerëzit kanë nevojë për shpresë gjë që nuk e shohin, të gjithë njerëzit ishin në një zëri që Edi Rama duhet të largohet dhe ti hapi vendin zgjedhjeve të reja sepse opozita nuk beson se kjo qevberi mund të organizojë zgjedhje të lira. Ajo që shqetëson më shumë është prepotenca dhe arroganca me të cilën i drejton situata. Opozita, janë 63 deputetë sepse parlamenti ynë ka 140 deputetë dhe duhet parë nga ligji se si do të zëvendësohen prandaj jemi në një krizë të vërtetë. Shpresojmë që ndërkombëtarët të ndërhyjnë, do të ishte mirë që ne ti zgjidhnim vetë problemet tona, por duke qenë se jemi në një demokraci të brishtë nevojitet kjo ndihmë e vendeve perëndimore.

Situata në Shqipëri mund të ketë pasoja në Kosovë dhe Ballkan më gjer?

Sigurisht sepsene  kemi qenë çelës, në kuptimin që  në Kosovë janë shqiptarë, në Maqedoni gjysma janë shqiptarë, në Mal të Zi një pjesë janë shqiptarë kanë nacionalitet shqiptarë, duke qenë se Shqipëria është toka mëmë dhe për ta ka ndikime dhe në Maqedoni, Kosovë e Mal të Zi e vende të tjera do të ketë ndikim me shumë mundësi.

Situata është për t’u monituruar seriozisht nga Italia dhe Europa sepse mund të zgjidhet një krizë të re një tjetër “çështje shqiopëtare”. Kishim mendar se Shqipëria kishte dalë nga  tuneli i destabilitetit, por ju na thoni të kundërtën.

Edhe ne kishim menduar se kishim dalë,  sepse siç e dini në Itali nuk vijnë më refugjatë, por studentë e njerëz punëtor, intelektual. E kishim kaluar këtë situatë. Por situata vazhdon kështu prej muajsh dhe askush nuk di të na thotë se ku do të shkojmë. Është momenti të ndërhyhet për të ftuar palët të ulen për diskutuar dhe për të gjetur një zgjidhje, por ka një mur në mes që duket se do ti përkeqësojë gjërat duke i hapur rrugë një tjetër “çështje shqiptare”

Situata në Tiranë duket e qetë këto ditë.

Situata në shoqëri është e qetë por është një qetësi mashtruese në kuptimin që nëpër bare në rrugë gjithandej diskutohet kjo situatë kjo krizë sepse njerëzit kanë mendime të ndryshme. Pastaj kur i thërrasin arsyes politike që do të jetë një mbledhje para parlamentit secili prej tyre do të jetë alertë për atë që do të ndodhë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat