Rama: Protestuesit kërcënim se do të djegin parlamentin

Shqipëria

Rama: Protestuesit kërcënim se do të djegin parlamentin

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 10:52
Edi Rama

“Protestuesit e opozitës kanë si synim të djegin parlamentin”, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për Rai Uno.

“Për nesër kanë kërcënuar se do të djegin parlamentin, se do të bëjnë akte të pahijshme”, u shpreh Rama një ditë më parë, duke komentuar protestën e organizuar nga opozita para Kuvendit.

I pyetur nëse në Shqipëri ekziston apo jo korrupsioni, Rama thekson se antikorrupsioni është shumë herë më i fortë se më parë.

“Po. Korrupsioni ekziston, imagjino nëse do thoshim se nuk ekziston. Por, antikorrupsioni është shumë herë më i fortë se më parë”, deklaroi  kryeministri.

Droga dhe kanabisi, sipas Kryeministrit Rama, “ka qenë një problem i madh, që e kemi çrrënjosur, me ndihmën e dhënë jo vetëm nga qeveria, por edhe nga Guardia di Finanza”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat