Rama-Ruçi takim te Kryesia e Kuvendit, Basha u prin protestuesve drejt tyre

Shqipëria

Rama-Ruçi takim te Kryesia e Kuvendit, Basha u prin protestuesve drejt tyre

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 12:03
Kuvendi i Shqipërisë

Pas thirrjeve të Lulzim Bashës për të dorëzuar mandatet në Kryesinë e Kuvendit, masa e protestuesve i janë drejtuar pikërisht godinës në fjalë.

Por paralelisht në këtë godinë ndodhen në një takim Edi Rama dhe Gramoz Ruçi.

Më herët kryetari i PD, Lulzim Basha, teksa ka mbajtur fjalën e tij në protestën që po zhvillohet para Kuvendit, i bëri thirrje policisë që mos ta lejojë Edi Ramën të dalë nga Shqipëria, pasi është i pandehuri i popullit.

Ai tha se kryeministri është një Maduro i Ballkanit dhe se Partia Demokratike nuk do të lejojë që Kushtetuta të kthehet në letër higjienike.

“Nga sot unë jam qytetari i Tiranës në krahun tuaj dhe kundër qeverisë së krimit. Ne luftojmë për vendin tonë, sytë e Europës dhe partneritetit strategjik SHBA ndodhen këtu në këtë shesh. Unë besoj te demokracia e amerikanëve dhe te shteti së drejtës” – tha Basha.

Kreu i PD u shpreh se protestuesit përfaqësojnë popullin e lirisë dhe demokracisë.

“Ne nuk pranojmë kurrë një kryeministër bandit, të kapur në flagrancë duke vjedhur vullnetin e popullit. Ka vjedhur qytetarët që nuk paguajnë dot bukën e gojës për fëmijët e tyre. Rama përfaqëson sot llumin e shoqërisë” – tha kreu i opozitës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat