Krerët e lartë të policisë në tarracat e pallateve, protestuesit hipin mbi pemë

Shqipëria

Krerët e lartë të policisë në tarracat e pallateve, protestuesit hipin mbi pemë

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 12:06
Pamje nga protesta

Ndërkohë që protestuesit ndodhen prej rreth një ore përballë godinës së Parlamentit, dy  drejtues të lartë të Policisë së Shtetit janë fotografuar nga Fax Web mbi tarracat e një pallati përballë Kuvendit.

Bëhet fjalë për Shefin e Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës, Kastriot Skënderaj dhe Zëvendës Drejtori drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gjovalin Lokaj.

Kjo vjen në një kohë kur ishin bërë paralajmërime se ka informacione që protesta do të ishte e dhunshme, ndërkohë që, prej kur ka nisur nuk është konstatuar një gjë e tillë përveç ndezjes së disa flakadanëve nga protestuesit.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat