Këshilli i Evropës: Opozita të mos e braktisë Parlamentin

Shqipëria

Këshilli i Evropës: Opozita të mos e braktisë Parlamentin

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 12:31
Thorbjon Jagland

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës i bën thirrje opozitës shqiptare të qëndrojë në parlament, ai paralajmëron kundër përdorimit të dhunës.

Në një deklaratë për median, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Thorbjon Jagland, ka deklaruar se, palët politike duhet të distancohen nga retorikat e dhunshme dhe në rrugë.

Në deklaratë thuhet:  “Duke shprehur shqetësimin për vendimin e opozitës për t’u tërhequr nga Parlamenti, Thorbjorn Jagland Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, tha: “Në një demokraci legjislatura është shkalla e parë ku çështjet politike të cilat ndikojnë në të gjithë vendin duhet të debatohen dhe zgjidhjet duhet të menaxhohen. Opozita shqiptare nuk duhet të braktisë parlamentin. Të gjitha palët duhet të përmbahen nga retorika e dhunshme dhe dhuna në rrugë. E drejta e tubimit dhe demonstrimit duhet të ushtrohet në mënyrë paqësore”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat