Sot, për herë të parë pas 28 vitesh Sali Berisha pa funksion politik dhe pa asnjë roje sigurie

Shqipëria

Sot, për herë të parë pas 28 vitesh Sali Berisha pa funksion politik dhe pa asnjë roje sigurie

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 12:41
Sali Berisha

Sapo ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë dorëheqjen nga mandati i deputetit, Garda e Republikës u ka kërkuar oficerëve që e shoqëronin ish-kryeministrin të mos shkojnë më në mbrojtje të tij.

Vetë Berisha tha për Ora News se kjo është një hakmarrje e Edi Ramës, por se ai ‘është më i fortë dhe më i sigurtë se kurrë mes qytetarëve’.

“Ndihem më i fortë dhe më i motivuar se kurrë. Ky ishte një gjest frikacak dhe hakmarrës i Edi Ramës, por unë jam mes qytetarëve më i fortë se kudo tjetër. Do të vazhdoj çdo minutë, çdo orë, çdo javë, çdo muaj betejën deri në çmontimin e narkoshtetit në Shqipëri derisa shqiptarët të votojnë të lirë siç u takojnë”.
I vendosur nën hijen e godinës së ish-të përndjekurve dhe i rrethuar nga truprojat e tij, Berisha komentoi edhe anulimin e seancës plenare, duke u shprehur se kjo ishte mbathja e dytë e Gramoz Ruçit pas ’96-ës.

“Demonë të pushtetit po dëshmojnë se janë në grahmat e fundit. Regjimi kakistokratik nuk ka të ardhme. Nga ana tjetër, në rrafshin personal kjo është mbathja e dytë e Gramoz Ruçit. Ja mbathi njëherë në 1996 me rrobat e të shoqes, kaloi në Kakavijë, ma sollën dhe filmimet, por nuk desha ta turpëroj, dje bëri të njëjtën gjë. E mbylli dhe ia mbathi”.

Sakaq Berisha tha se mirëkupton deklaratat e ndërkombëtarëve lidhur me vendimmarrjen e opozitës për djegien e mandateve.

“Por deputetët e opozitës e bënë atë në emër të vlerave në mënyrë që të mos qëndrojnë si fasadë në një parlament ku ka kriminelë, vrasës, trafikantë më shumë se në çdo kumunitet tjetër, vendosën të mos qëndrojnë me ta, por të dalin te qytetarët për t’u kthyer shqiptarëve votën e lirë dhe për të çmontuar narkoshtetin”.

I pyetur sesi e ndjen veten pa asnjë funksion pas 28 vitesh, Berisha tha: “Më mirë se kurrë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat