Basha: Kyçëm parlamentin e krimit, nisëm sot rrugëtimin e shpresës

Shqipëria

Basha: Kyçëm parlamentin e krimit, nisëm sot rrugëtimin e shpresës

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 13:23
Lulzim Basha

Pasi dorëzoi mandatet e deputetëve të opozitës në Kryesinë e Kuvendit, kreu i PD-së, Lulzim Basha mblodhi mbështetësit në selinë blu, ku tha se betejat e opozitës do vazhdojnë në të gjithë Shqipërinë por pa dhënë datë konkrete për protestën e rradhës. Gjatë fjalës në selinë blu pas dorëzimit të mandatit, Basha u shpreh se sot u kyç parlamenti. Duke iu drejtuar qytetarëve të shumtë, Basha tha se opozita ka nisur sot rrugëtimin e shpresës që nuk do të ndalet deri sa fati evropian i vendit të bëhet realitet. Kreu demokrat e mbylli fjalën e tij duke kënduar edhe Himnin Kombëtar.

”Zoti e ka nisur rrugëtimin e pranverës herët dhe me ndihmën e zotit shqiptarët e bashkuar kanë nisur rrugëtimin e shpresës. Ky rrugëtim do vazhdojë pa ndërprerë deri në largimin e qeverisë së krimit: Rama ik! Tju dëgjojë bota! Lulzim Basha do të qëndrojë në krahun tuaj në këtë betejë sepse besoj tek demokracia europiane dhe amerikane. Besoj tek shteti i së drejtës që mbron qytetarët para ligjit dhe politikanët e korruptuar i çon në burg. Dhe unë e di që njësoj si unë qytetari Lulzim Basha besojnë të gjithë. Ndaj dua që këtë mesazh të parë tjua them miqve tanë. Ne nuk jemi populli i dhunës, por i lirisë dhe demokracisë, jemi e ardhmja europiane e vendit por nuk do të pranojmë kurrër më një kryeministër bandit të kapur në flagrancë duke vjedhur votën e popullit dhe dhjetra qindra miliona nga xhepat e shqiptarëve. Për Edi Ramën, dorëheqja është vetëm fillimi, do të cohet para drejtësisë, ku e meriton”.

Basha theksoi se Shqipëria do të ketë një të ardhme që nuk i takon kriminelëve dhe oligarkëve, por shqiptarëve të ndershëm. “Po miqtë e mi, Shqipëria do të ketë një të ardhme dhe kjo e ardhme nuk i takon kriminelëve, Niçëve, Habilajve dhe Shullazëve, nuk i takon narko-trafikantëve, oligrakëve hajdutë që kanë zhvatur xhepat tuaja. Nuk i takon njeriut që e solli këtë të zezë, Edi Ramës dhe bandës së tij hajdute. Shqipëria do të ketë një të ardhme dhe kjo të do të jetë e ardhmja e fëmijëve tuaj, e njerëzve të ndershëm të këtij të vendit që duan t’i japin fund pandëshkueshmërisë. Së bashku me vullnetin tuaj, me zgjedhje evropiane do të kemi një qeveri të popullit, për popullin dhe nga populli. Shqiëpria do të ketë një të ardhme, derën e Evropës do ta hapim, ky është mesazhi i popullit të bashkuar si asnjëherë më parë”, u shpreh Basha.

Ish-deputetët e opozitës dorëzuan zyrtarisht mandatet pas protestës së organizuar përpara Parlamentit. Me një organizim paqësor dhe pa incidente, opozitarët kërkuan krijimin e një qeverie tranzitore, e cila do të organizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat