Rama: Zgjedhjet e ardhshme në vitin 2021

Shqipëria

Rama: Zgjedhjet e ardhshme në vitin 2021

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 13:30
Edi Rama

Jehona e protestës së opozitës ka “pushtuar” mediat ndërkombëtare. Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur interesimit të një tjetër media italiane, këtë herë “Il Messaggerio”.

Kreu i qeverisë ka folur për situatën politike në vend, dhe më konkretisht protestat e zhvilluara nga opozita. I pyetur lidhur me kërkesën e opozitës pë zgjedhje të parakohshme, Rama ka thënë se ato do të mbahen në 2021.

”Duan që unë të dorëhiqem për të bërë një qeveri tranzitore. Është si t’i kërkosh Juventusit, meqë është shumë i fortë, që të pranojë formacionet që bëjnë të tjerët, jo trajneri i saj dhe që të shkojë në fund të klasifikimit për ta nisur kampionatin nga e para… pa Ronaldon!. Qeveritë tranzitore bëhen kur ka probleme përfaqësimi, ndërsa ne kemi mazhorancën absolute dhe jemi përpara në të gjitha sondazhet. Nuk është një lojë, kemi jo vetëm të drejtën, por detyrën për të përfaqësuar vullnetin e zgjedhësve. Zgjedhjet e ardhshme do të jenë në vitin 2021”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat