Ish-ministri grek: Shqipërisë nuk i trembemi, me Shkupin kemi 20 minuta punë

Shqipëria

Ish-ministri grek: Shqipërisë nuk i trembemi, me Shkupin kemi 20 minuta punë

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 16:21
Panos Kammenos

Ish-ministri grek i Mbrojtjes dhe kreu i ‘Grekëve të Pavarur’ Panos Kammenos, në një intervistë për televizionin lokal ‘TRT’ ka thënë se Shkupi është punë e vogël dhe nuk përbën kërcënim për Greqinë.

Sipas tij, një njësi e makinave të blinduara për 20 minuta mund të arrijnë deri në kufij me Serbinë.

Sipas tij as Shqipëria e as Shkupi nuk mund ta kërcënojnë Greqinë.

‘Nuk ndjehemi të kërcënuar. As Shqipëria nuk mund ta kërcënojë Greqinë, e as Shkupi. Shkupi është 20 minuta punë. Nëse një njësi e makinave të blinduara vendos të kalojë, mund të arrijë deri në kufij me Serbinë. Mbrojtja nuk na ka shqetësuar kurrë’, tha Kammenos.

Në lidhje me Marrëveshjen e Prespës, ai tha se ish-ministri i Jashtëm Nikos Kotzias, ka vepruar tinëzisht dhe fshehtë dhe se kryeministri grek ka përgjegjësi absolute, pasi siç tha, ka vendosur që në mënyrë tjetër ta udhëheq qeverinë.

Ai u shpreh gjithashtu se kur ka qenë në SHBA ku edhe ka propozuar ‘Planin B’, gjegjësisht marrëveshje me karakter strategjik për vendet e rajonit, sekretari shtetëror në SHBA e ka pyetur: pse insiston?

Kammenos ka qenë kundër nënshkrimit të marrëveshjes për zgjidhjen e kontestit të emrin me Maqedoninë, ndërsa është shkarkuar nga posti i ministrit të Mbrojtjes në Qeverinë e Alexis Tsiprasit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat