Salianji: Ja si mund të ulemi në tryezë me Ramën

Shqipëria

Salianji: Ja si mund të ulemi në tryezë me Ramën

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 19:00
Ervin Salianji

Ish-deputeti, Ervin Salianji tha në studion e Ora News se nuk e përjashton mundësinë e uljes në tryezë me kryeministrin Rama. Ai tha se kjo gjë mund të bëhet vetëm nëse ai ka një propozim për qeveri tranzitore.

Tryeza është një alternativë me këtë kryeministër?

Salianji: Nuk kam fare kompleks ta them që nëse ka diskutime apo ulet në një propozim të qartë për të krijuar një qeveri tranzitore, të gjitha partitë politike, jo vetëm dy partitë e mëdha, duhet të ulen për ti dhënë zgjidhje.

Salianji tha se ky është rasti më i mirë që Rama të tërhiqet.

Salianji: Nëse opsesionin që ai ka për të hyrë në histori, të mos hyjë për keq, mos e njollose figurën e vet me keq seç e ka njollosur. Ka një rast për tu tërhequr, Për ti hapur rrugë zgjidhjes nëpërmjet qeverisë tranzitore, dhe padyshim nuk mund ti shpëtojë as ai vetë hetimit për çdo abuzim që ka ndodhur në këto vite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat