Diplomati Nesho: Pushteti ka rënë, duhet një zgjidhje e re politike

Shqipëria

Diplomati Nesho: Pushteti ka rënë, duhet një zgjidhje e re politike

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 23:38
Diplomati i njohur Agim Nesho

Diplomati i njohur Agim Nesho i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, tha se vendit i duhet një zgjidhje e re politike.

Nesho: Këtu kemi një luftë midis demokracisë funksionale dhe sistemeve të reja putiniane, të cilat nuk limitojnë pushtetin dhe interesat që lidhen me pushtetin. 

Ky është konflikti kryesor. Në këtë konflikt është marrë masa ekstreme e dorëzimit të mandateve. Kjo ishte një zgjidhje e detyrueshme që duhet të çojë në një zgjidhje tjetër politike. Pushteti ka rënë. 

Kjo ndodh për arsye sepse nuk ka rrugë tjetër. Për 6 vjet është punuar në mënyrë intensive por zëri i opozitës nuk është ndjerë. 

U denoncua që ky shtet po bëhet narko-shtet dhe vendi u mbush me kanabis. Opozita nuk duhet të kishte hyrë në zgjedhjet e vitit 2017. Por varet edhe presioni ndërkombëtar. 

Sot me dorëzimin e mandateve të opozitës nuk ka më legjitimet. Duhet një zgjidhje e re politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat