Zv-kryeministri: S’ka lidhje me popullin. Opozita kërkon pushtetin në tavolinë, ik ti, të vij unë!

Shqipëria

Zv-kryeministri: S’ka lidhje me popullin. Opozita kërkon pushtetin në tavolinë, ik ti, të vij unë!

Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 06:16
Zëvendës-kryeministri Braçe

Zëvendës-kryeministri Braçe është shprehur se opozita po kërkon që ta marrë pushtetin në tavolinë. Sipas tij kjo nuk është një mënyrë për të ardhur në pushtet dhe fajtor për këtë ai bën Sali Berishën dhe Lulzim Bashën.

“Opozita po e thotë në mënyrë të qartë: Ik ti që të vij unë. Kërkojnë që të lëshojme pushtetin ne tavoline. Nuk kerkojne as zgjedhje.E gjithe kjo krizë është për shkak se Sali Berisha dhe Lulzim Basha kërkojnë të rrezojnë këtë Qeveri dhe të vijnë në pushtet. Nuk është për shkak te popullit.”

Braçe nga Real Story, është shprehur se kreu i demokratëve Basha, e ka letrën e bardhë për të gjitha garancitë për zgjedhje mbi tavolinë, mjafton që ta firmosë. Gjithashtu zevendes-kryeministri ka deklaruar se mazhoranca është gati që të bëjë çdo gjë që ti japin garanci opozitës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat