Dëshpërimi i avokatit Gjokutaj: Hoqën shqiponjën, vunë rrotën e qerres

Shqipëria

Dëshpërimi i avokatit Gjokutaj: Hoqën shqiponjën, vunë rrotën e qerres

Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 07:15
Genc Gjokutaj

Avokati i njohur Genc Gjokutaj i ftuar në "360 Gradë", tha se pas 30 vitesh, shqiptarët ende shtegtojnë.

Pjesë nga debati: 

Gjokutaj: Gjithë këta njerëz janë të gënjyer. Nuk e njohin perëndimin pas 30 vjetësh dhe ikin. E kuptoni ju që është hequr Shqiponja dhe është vendosur rrota e qerres. E dini ju simbolin e shtegtimit? Është flamuri i romëve. Këtu është hequr shqiponja dhe është vendosur flamuri i qerres. Sot nuk gënjehen më. 

Kjo është protesta më pak e politizuar ndonjëherë, sepse vjen mbas një opinioni që populli nuk ka besim tek PD-ja. Shumica kanë ardhur për hallet e tyre. E dyta, është shpikur termi i dhunës. Kë quan dhunë? Prishjen e një kërpudhe? 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat