Përplasja/ Braimllari: Duhet të kishit ikur me kohë. Ndreu: S'të ka dalë kallaji i 4 vjet qeverisje

Shqipëria

Përplasja/ Braimllari: Duhet të kishit ikur me kohë. Ndreu: S'të ka dalë kallaji i 4 vjet qeverisje

Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 07:18
Pjerin Ndreu dhe Endri Braimllari

Deputeti socialist Pjerin Ndreu u përfshi në debate me deputetin e LSI, Endri Braimllari në studion e "360 Gradë".

Pjesë nga debati: 

Braimllari: Duhet të ishit larguar me kohë ju.

Ndreu: Qetësohu! Duhet të ishim larguar kur ishim me ju në pushtet jo tani.

Braimllari: E dini shumë mirë se si qahej kryeministri juaj.

Ndreu: Nuk qan ai!

Braimllari: Kishit 1 vit e gjysmë që bojkotonit Parlamentin për miratimin e 3 ligjeve, në 2013.

Ndreu: Nuk të ka dalë kallaji i 4 vjetëve qeverisje. Ne kemi 6 vjet në qeverisje, 4 vjet kemi qenë me ju.

Braimllari: Forca ime politike e ka thënë publikisht kanabizimin e vendit.

Ndreu: Ju jeni yjet e politikës shqiptare.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat