Rama ironi me studentët në Gjirokastër: Kam frikë mos ju zërë gjumi

Shqipëria

Rama ironi me studentët në Gjirokastër: Kam frikë mos ju zërë gjumi

Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 13:04
Edi Rama ne Gjrokaster

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Gjirokastër ku po zhvillon një takim me një grup studentës për Paktin për Universitetin.

Rama u ‘përplas’ me një studente, e cila fliste njëkohësisht me kryeministrin. “E mira e dialogut është që jo vetëm flet dhe tjetri dëgjon por dhe dëgjon tjetrin kur flet dhe mëson nga tjetri. Del më i ditur se sa në momentin kur hyre”, u shpreh Rama.

Ndërsa kërkoi më tej që studentët t’i drejtonin pyetje dhe ata heshtën, kryeministri duke ironizuar iu drejtua të rinjve, ” Ah e dija që do kalonte viti i ri dhe do të bëheshit të urtë fare, e dija. Por tani frika ime e madhe është se mos ju zë gjumi, dhe po ju zuri gjumi, do duhet një dekadë për t’u zgjuar. Por unë nuk do t’ju lë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat