Një aksident i rëndë me një të plagosur ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Burrelit.
Një mjet ka përplasur një fëmijë të mitur, gjendja shëndetësore e të cilit nuk është bërë ende me dije.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të një shkolle 9-vjeçare.
Sipas informacioneve të para, i mituri është fëmijë i një efektivi policie.
Nuk janë bërë ende me dije detaje nga ngjarja e rëndë.