“Paraja, bankat dhe shoqëria”, për edukim financiar të publikut

Shqipëria

“Paraja, bankat dhe shoqëria”, për edukim financiar të publikut

Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 16:05
Foto ilustrim

“Studimi ndër vite i zhvillimeve ekonomike e kryesisht i krizave financiare globale dhe rajonale ndihmon në edukimin financiar të agjentëve ekonomikë për të shmangur rënien pre e mashtrimeve me qëllim përfitimin nga palët e treta”.

Kështu u shpeh Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, në ceremoninë e promovimit të librit “Paraja, bankat dhe shoqëria. Bashkudhëtimi historik që nga fillesat deri në kohët moderne”, ” të autorëve Prof. Dr. Aristotel Pano dhe Akad. Prof. Dr. Anastas Angjeli, që u zhvillua sot në ambientet e Bankës së Shqipërisë.

Në fjalën e mbajtur me këtë rast, Guvernatori Sejko vlerësoi dy profesorët Pano dhe Angjeli, të cilët përmes një gjuhe të thjeshtë e të qartë, kanë sjellë në duart e lexuesit një analizë të plotë të sistemeve monetare e financiare, të përshkruar në formën e një udhëtimi historik që nga lashtësia e deri në ditët tona.

“Me kënaqësinë e veçantë si një ndër lexuesit e parë të këtij libri, por dhe si kontribuues në parathënien e tij, kam bindjen e plotë se ky libër do të mirëpritet nga publiku profesionist dhe jo vetëm, ndaj më lejoni të uroj dhe përgëzoj profesorët e nderuar, Aristotel Pano dhe Anastas Angjeli, për këtë vepër me vlera të padiskutueshme”, tha Sejko.

Libër ka një rëndësi të veçantë nga këndvështrimi i edukimit financiar të publikut, nënvizoi Guvernatori. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat