Ndërtimi i TEC-it në Korçë. Bashkia: Nëse ndot, nuk e lejojmë. Të sigurojë ngrohje

Shqipëria

Ndërtimi i TEC-it në Korçë. Bashkia: Nëse ndot, nuk e lejojmë. Të sigurojë ngrohje

Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 20:55
Sotiraq Filo

Bashkia e Korçës nuk do të lejojë ndërtimin e një termocentrali nëse projekti, siç thonë ambientalistët, do të shkaktojë ndotje.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve në Top Channel, kryebashkiaku i Korçës, Sotiraq Filo, tha: “Kemi patur qëndrim konstant për këtë projekt, duke i thënë kompanisë se ne do ta kushtëzojmë mbështetjen për këtë projekt me faktin nëse do të paraqesë ose jo një alternativë reale për ngrohjen e qytetit. Për këtë arsye i kemi kërkuar kompanisë që të hartojë një studimi fizibiliteti me terma dhe afate kohore konkrete”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat