Vëllai vuan nga leukemia: Punoj ditë e natë! Kemi borxhe

Shqipëria

Vëllai vuan nga leukemia: Punoj ditë e natë! Kemi borxhe

Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 23:06
Amarildo

Amarildo është vetëm 17 vjeç dhe i duhet të punojë.

Atë nuk e gjetëm në shtëpi, por erdhi ndërkohë që ishim duke filmuar. Ai punon në një mobilieri aty pranë. Amarildo është koshient për gjendjen e vështire të vëllait dhe familjes që nuk ka mundësi të përballojë shpenzimet dhe për këtë thotë se po përpiqet edhe ai që të ndihmojë sadopak. 

Babi i tij punon në ndërtim. Sëmundjen e Selmanit por e përballon financiarisht vetëm duke marrë borxhe sa andej këtej. Familja Çela është e zhytur në borxhe.

Ndërsa Anxhela, motra 12 vjeçare është ajo që kalon më shumë kohë me Selmanin. Atyre nuk u lejohet që të rrinë shumë jashtë shtëpisë, pasi janë të predispozuar që t’i kapë çdo virozë dhe duhet të jenë të shëndetshëm përpara operacionit.

“Unë e dua shumë vëllain e vogël, e dua shumë, qëndroj më të. Vëllai i madh punon. Mua nuk ma tregojnë se çfarë ka vëllai i vogël” thotë Anxhela.

Selmani është 7 vjeç dhe nuk shkon në klasë të parë. Familja ia ka ndërprere mësimin me rekomandim të spitalit, pasi imuniteti i tij është shumë i dobët. 7 vjeçari nga Pezë Helmësi sot është duke lozur jashtë, me pafajësinë e një fëmijë, por e ardhmja e tij është e pasigurt dhe prindërit e tij kërkojnë ndihmën e shqiptarëve, që e njëjta tragjedi të mos përsëritet.

Prindërit e Selmanit presin me ankth përgjigjet e analizave nëse vajza Anxhela do mundet ti dhurojë palcën kurrizore vëllait. Nëse përgjigja do jetë negative, kjo do të ishte një tragjedi për familjen Çela.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat