Ceka: Iu thaftë dora atij që shet dhe blen votën

Shqipëria

Ceka: Iu thaftë dora atij që shet dhe blen votën

Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 00:40
Neritan Ceka

“Mallkim dhe iu thaftë dora atij që shet dhe blen votën”. Kështu është shprehur në studion e Provokacijas Neritan Ceka, i cili shton se çdo popull ka qeverinë që meriton.

“Çdo popull ka qeverinë që meriton. Ne kemi qenë bashkë në lëvizjen e dhjetorit ku vumë në rrezik jetën, familjen, karrierën dhe jetuam për një popull që shet votën, por mallkim dhe iu thaftë dora atij që shet dhe blen votën, janë pjesë e një populli që nuk meriton demokraci.

O është mallkim nga Zoti o nuk na i ka fajin njeri. Të huajt e shohin këtë si një mëkat gjenetik të shqiptarëve”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat