“Cilët janë 15 gjykatësit e prokurorët që kanë shkuar të ankohen në Strazburg”

Shqipëria

“Cilët janë 15 gjykatësit e prokurorët që kanë shkuar të ankohen në Strazburg”

Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 06:17
Gjykatësit e prokurorët

Janë të paktën 15 gjykatës dhe prokurorë të cilët kanë ankimuar në gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut procedurën e ndërprerjes së karrierës së tyre nga Vetting-u.

Bashkim Dedja, ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo e Altina Xhoxhaj, antarë të gjykatës së lartë, dy bashkëshortët prokurorë, Rovena Gashi dhe Dritan Gina, janë disa nga emrat që kanë paraqitur padi kundër shtetit shqiptar në Strazburg. Kërkesa e tyre është marë në shqyrtim dhe është pranuar të kalojë në gjykim.

Bashkë me ta edhe Gentian Trenova nga apeli, Tiranë, Besim Trezhnjeva, apeli Durrës dhe Besa Nikhasani.

Nga Gjykata e Strazburgut janë dërguar një sërë pyetjesh për autoritetet shqiptare të sistemit të ri të drejtësisë për të kuptuar se çfarë ka ndodhur.

Varësisht rezultatit të këtyre padive, të tjerë personazhe të njohur të drejtësisë të rrëzuar nga Vetting-u, do të paraqiten në Strazburg si guri i fundit i shpresës ose do të vazhdojnë të presin sesa thellë do të zhyten nga guri që ju vari Vetting-u në qafë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat