“Corriere della Sera”: Në zbulim të Shqipërisë së re

Shqipëria

“Corriere della Sera”: Në zbulim të Shqipërisë së re

Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 09:51
Ilustrim

Gazeta e njohur italiane “Corriere della Sera” i ka dedikuar një reportazh Shqipërisë moderne dhe antike, duke përshkruar një udhëtim që fillon nga kryeqyteti dhe kalon nëpër qytetet më historike si Shkodra, Kruja, Gjirokastra por edhe në ato antike si Apollonia dhe Butrinit.

Më poshtë vijon reportazhi:

Mbi modernitetin e Tiranës, kryeqyteti i Shqipërisë, fliste që në vitin 1939 një i ri, Indro Montanelli (gazetar i njohur italian, shën. i përkth.) ku theksonte kontrastet e dukshme.

“Është një botë e përzier, e përzier në mënyrë piktoreske, ku gjen automjete luksoze dhe karroca prehistorike që i binin borisë sikur të ishin edhe autovetura…”, shkruante në librin “Albania, una e mille”.

Ishte koha e pushtimit italian që ka lënë gjurmë, shumë të dukshme edhe sot. Për shembull, arkitektura racionaliste e pallateve ministrore përgjat bulevardit që është arteria kryesore e qytetit.

Por Vendin e Shqiponjave e preku diktatura komuniste e Enver Hoxhës, që zgjati 40 vite. Në fund, në agim të viteve ’90, rrugëtimi i vështirë i rimëkëmbjes demokratike. Një proces i vështirë drejt modernitetit bashkëkohor. Ndërsa për italianët që nuk kanë qenë asnjëherë në këtë tokë, vetëm disa milje detare nga Pulja, është shqetësuese. Italianët kanë mbetur të bllokuar në pamjet e eksodit të shumë shqipëtarëve që, të hipur nëpër gomone, vijnin në brigjet tona për një jetë më të mirë.

Tirana dhe rilindja polot ngjyra

Por sot ka një Shqipëri që nuk e pret, krejtësisht për t’u zbuluar. Rritje e shpejtë (por edhe kaotike), mbi të gjitha në qendrat urbane. Mbi të gjitha në Tiranë.

Pak histori: në fakt, kryeministri aktual i Shqipërisë, Edi Rama (artist, djali i një skulptori), i zgjedhur kryebashkiak i kryeqytetit në fillim të mijëvjeçarit të ri (që qëndroi deri në 2011), pikturoi me shumë ngjyra godinat gri dhe të shkreta të lëna në trashëgimi nga regjimi i Hoxhës, për t’i dhënë kuptim, qoftë viziv, rilindjes. Një imazh tashmë i mbuluar nga qiellgërvishtëset moderne.

Njësoj edhe me aeroportin, që në vitin 2003, viti i udhëtimit tonë të parë në Shqipëri, rreth pistës kullosnin delet, dhe zona e pasagjerëve ishte pak më e madhe se një barakë.

Tur gjashtë ditor mes të kaluarës dhe të ardhmes

Sot lexuesit e “Corriere della Sera” që do të duan të marrin pjesë në turin në Shqipëri të propozuar këtu, do të zbresin në aeroportin shumë modern Nënë Tereza. Në Tiranë, do të qëndrojnë në një hotel me pesë yje, duke zbuluar edhe “dolce vita” të kryeqytetit, për të përdorur një shprehje që të kujton një periudhë italiane plot gjallëri.

Turi gjashtë ditor fillon më 27 prill. I organizuar me mbështetjen e “Francorosso”, do të ketë kohë për të zbuluar Shqipërinë e sotme dhe të djeshme. Nga Tirana në Krujë, kryeqyteti antik, qytet simbol i rezistencës anti-osmane, e përfaqësuar më së miri në muzeun e Gjergj Skënderbeut, heroi kombëtar.Në të hyrë të kështjellës ndodhet pazari karakteristik.

Më pas në Shkodër, që ndodhet buzë liqenit me të njëjtin emër. Banesat fillojnë pranë një qyteze veneciane, të ndërtuar në shekullin e XV. Dëshmi e periudhës kur qyteti ishte pjesë e Republikës së Venecias.

Një zhytje mes natyrës dhe qyteteve prej guri

Më pas shkohet në jug, në Shqipërinë arkeologjike. Nga Apollonia, një prej kolonive greke më të konsiderueshme, tek xhevahiri arkeologjik i vendit, Parku i Butrintit (në UNESCO), koloni greko-romake. Dhe i njohur për ekosistemin e tij dhe rënojat që shtrihen deri në mes të një xhungle mesdhetare.

Gërrmimet më të rënëdsishme janë bërë nga arkeologu italian, Luigi Maria Ugolini, që i zhvilloi në vitet 1930. Trashëgimi e UNESCO është edhe qendra historike e Beratit, që dominohet nga një fortesë kështjellë. Ndërsa Gjirokastra, “qyteti i gurtë”, është një muze në qiell të hapur. Pushimi në shtëpinë ku ka lindur Ismail Kadare (sot një muze) na bën të mësojmë për shrkimtarin më të famshëm shqiptar, i përkthyer në të gjithë botën.

Spektakli i natyrës shijohet gjatë udhëtimit për të vizituar Syrin e Kaltër, burim karstik që e mer emrin nga ngjyra e ujit. Përveç Tiranës, edhe qendra të tjera urbane po i drejtohen modernitetit si Saranda, Vlora, Durrësi. Por nuk mbaron me kaq.

Vreshta dhe një kantinë e veçantë

Turi shqiptar zgjatet nëpër brigje, plazhe, kështjella, manastire. Por nuk duhet lënë pas kalimi interesant në një kantinë në Kavajë. Ky është një shembull virtuoz i rrugës së re të verave në vend. Zoti Fatbardh Belba ka mësuar artin e verës në Toskanë. Pasi u kthye në Shqipëri, filloi të aplikonte eksperiencën, duke mbjellë vreshta në tokën pjellore dhe duke prodhuar vera shumë të mira. Udhëtimi përfunon atje ku filloi, me një shëtitje në kryeqytet ku shijohet movida me një shëtijte në Bllok, qyteti i jetës së natës. Në fund, nga mali i Dajtit vjen lamtumira për Shqipërinë. Këtu, pamja panoramike përqafon Tiranën dhe më tej./ATSH/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat