I iku policisë me Audin plot me hashash, 41-vjeçari kapet në Elbasan

Shqipëria

I iku policisë me Audin plot me hashash, 41-vjeçari kapet në Elbasan

Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 11:22
Foto

Një 41-vjeçar është arrestuar nga policia në hyrje të Elbasanit, pasi nuk u ishte bindura urdherit për të ndaluar në Qafë-Thanë.

Policia u vu në ndjekje të tij dhe arriti ta ndalonte pas disa kilometrash ku pas kontrollit në automjetine tij tip “Audi” janë gjetur dhe sekusetruar plotë 3 kg lëndë narkotike.

Njoftimi:
Specialistët e Seksionit për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:
E.Ç, 41 vjeç, banues në Delvinë.

Ky shtetas duke drejtuar mjetin tip “Audi”, në Qafë-Thanë, nuk iu është bindur punonjësve të Policisë për të ndaluar, të cilët më pas janë vënë në ndjekje të tij dhe kanë bërë kapjen dhe ndalimin e E.Ç., në hyrje të qytetit të Elbasanit, ku gjatë kontrollit të mjetit në bagazh, iu gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale rreth 3 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat