Era e fortë “shkul” çatitë e banesave në qarkun e Elbasanit

Shqipëria

Era e fortë “shkul” çatitë e banesave në qarkun e Elbasanit

Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 12:57
Foto

Moti i keq i shoqëruar me dëborë në zonat malore dhe erëra të forta në Qarkun e Elbasanit ka shkaktuar probleme serioze sidomos në furnizimin me energji elektrike dhe jo vetëm.

Si pasojë e erës së fortë në shumë zona të rretheve Elbasan, Librazhd dhe Peqin janë shkëputur ose ka bashkime të përcjellësve të linjave të tensionit të mesëm dhe tensionit ulët.

Në disa fshatra malorë era e fortë ka shkatërruar pjesërisht çati banesash apo magazinash të ndërtuara me konstruksion llamarine.

Era e fortë ka krijuar probleme në qarkullimin me shpejtësi të automjeteve dhe përdoruesit e rrugës janë këshilluar nga policia të bëjnë kujdes për evitimin e aksidenteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat