Xhenierët e Forcave të Armatosura zbulojnë arsenal municionesh në Pukë - Bota Sot
Xhenierët e Forcave të Armatosura zbulojnë arsenal municionesh në Pukë

Shqipëria

Xhenierët e Forcave të Armatosura zbulojnë arsenal municionesh në Pukë

Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 14:07
Arsenali i gjetur

Xhenierët e Forcave të Armatosura kanë gjetur në Pukë, aty ku një ditë më parë punonjësit e gjelbërimit gjetën një predhë 120 mm, 40 granata dore difensive, 6 granata dore ofensive si dhe një granatë dore me bisht.

Nga verifikimet paraprake, dyshohet që këto municione të kenë dalë nga depot e Forcave të Armatosura dhe të jenë hedhur në zonë gjatë trazirave të vitit 1997, duke u shndërruar në një rrezik serioz për jetën e banorëve.

Image
Image
Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...